Prindërit e Winehouse, trashëgimtarët e vetëm

28/03/2012 14:50

Mitch dhe Janis Winehouse, prindërit e këngëtares Amy Winehouse e cila ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare, janë trashëgimtarët e vetëm të pasurisë së vajzës së tyre.

Sipas ‘The Sun’, ish-bashkëshorti i Amy-t, Blake Fielder Civil, nuk do të përfitojë asgjë nga tre milionë sterlinat e pasurisë që kishte grumbulluar Amy Winehouse nga karriera e saj.

“Kur je 27 vjeç nuk mendon për testamentin dhe Amy nuk kishte lënë një të tillë. Ajo as nuk e kishte idenë e pasurisë që kishte. Nuk merrej aspak me ekonominë. Nëse do i vinim të gjitha paratë e saj grumbull në një vend ajo nuk do i vinte re fare. Thjesht do i kishte vënë flakën për të ndezur një cigare”, thekson një burim për tabloidin britanik.

I njëjti burim deklaron se nëse “Amy do kishte lënë një testament, me siguri do ishte kujtuar për ish-bashkëshortin. Mbase nuk do i kishte lënë para, por ndonjë dhuratë do ia kishte lënë sepse e ka dashur shumë”.

Top Channel