trajnerit Stramaccioni pas shkarkimit të Ranierit. " /> trajnerit Stramaccioni pas shkarkimit të Ranierit. ">

Moratti: Fajin e ka Gasperini

28/03/2012 08:40

Fajin e sezonit të dështuar të Interit e ka Gasperini. Kështu mendon Massimo Moratti në ditën e prezantimit të trajnerit Stramaccioni pas shkarkimit të Ranierit.

“Faji për këtë sezon është i gjithi i Gasperinit. Ai shkatërroi gjithçka, i hoqi grintën ambientit dhe ankohej vazhdimisht për lojtarët. Një trajner shumë i dobët”, ka theksuar presidenti zikaltër.

Më pas, Moratti shpjegoi zgjedhjen e të riut Stramaccioni në pankinën e Interit: “Është i talentuar. Gjithçka mund të ndodhë dhe shpresoj që të jetë një alternativë për të ardhmen. Duhej diçka e re për t’i dhënë një shtysë lojtarëve. Taktikisht është trajner i zoti. Nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura ndoshta e mbaj edhe sezonin e ardhshëm.”

Padroni zikaltër foli edhe për teknikët e mundshëm të Interit pas këtij sezoni të dështuar: “Bielsa është argëtues dhe i përgatitur. Interit i duhet një “i çmendur” si ai sepse neve nuk na pëlqejnë njerëzit e mërzitshëm. Villas Boas është shumë larg Mourinhos, por është i ri dhe mund të arrijë shumë në karrierë. Edhe Montella është i zoti.”

Në fund një bilanc i lojtarëve: “Forlan është ai që më ka zhgënjyer më shumë, por duhet të them që ka qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë. Maicon dhe Snejder mund të jepnin më shumë. Edhe Milito nuk ka qenë në nivelin e zakonshëm. Por, nuk kuptoj si mund të kritikohen dy lojtarë fantastikë si Cambiasso dhe Zanetti.”

Top Channel