Ylli i pasarelave: U bëra modele për hakmarrje

27/03/2012 17:05

Një prej modeleve më të suksesshme dhe më të njohura në botë, “ëngjëlli” i “Victoria Secreet”, Candice Swanepoel, zbuloi se iu fut rrugës së modës si hakmarrje për të gjithë ata që e tallnin gjatë shkollës.

Sot 23-vjeçare dhe e bekuar nga natyra me linja thuajse perfekte, Candice tregoi se rritja e saj në Afrikën e Jugut ka qenë një moment veçanërisht i vështirë.

Jeta e saj ndryshoi tërësisht pasi u zbulua nga një agjent modelesh në moshën 15-vjeçare duke u endur në një treg në qytetin e Durbanit, në vitin 2003.

“Një vit përpara se të rektrutohesha në botën e modës, e shikoja shumë Fashion TV. Përpiqesha të imitoja modelet me famë botërore, por në shkollë më tallnin sepse isha shumë e dobët dhe më konsideronin të shëmtuar. I vetmi ngushëllim për mua ishte që i ngjasoja atyre vajzave në televizor që adhuroja”, rrëfen modelja.

“E vërteta, ndonëse mund të tingëllojë jo mirë, është se kur nisa këtë karrierë, motivimi im kryesor ishte të hakmerresha ndaj të gjithë atyre që nuk donin të besonin tek unë. U largova nga Afrika e Jugut shumë e motivuar për të punuar dhe për t’i dhënë një përgigje të gjithë atyre që talleshin me mua. Jam krenare që kam arritur këtu ku kam arritur”, shprehej Candice gjatë intervistës së saj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel