“Do jem pa filtra”/ Kristi Lamaj dhe Lei Kraja zbulojnë në “Goca & Gra” surprizat e emisionit ‘Urban Gen’, në fokus të rinjtë, arti dhe…
Zakonisht jemi mësuar ta shohim me veshje tepër skenike, por tani Lady
GaGa ka vendosur që t’i tregojë fansave se si është ajo realisht pa
make-up-in super të ngarkuar.
Këngëtarja 25-vjecare ka postuar një foto në Twitter, ku ka dalë e patrukuar. Bashkë me foton ajo ka postuar edhe një mesazh: “Ju uroj një ditë të mrekullueshme!”
Lady GaGa e ka nxjerrë veten ne fotografi në tualet, përballë një pasqyrë, ndërsa në flokë ka vendosur një lule.
Artistja këto kohë ka qenë shumë e ngarkuar duke u përgatitur për turin e saj “Born This Way”, që nis në muajin prill. Megjithatë ajo duket se ka gjetur kohë që të ruajë lidhjet me fansat e saj në rrjetin social.
Lady GaGa aktualisht është në një lidhje me aktorin dhe modelin Taylor Kinney, të cilin e takoi ndërsa regjistroi videon e këngës së saj “You and I”. Sipas burimeve pranë ciftit, Taylor po kërkon një unazë të vecantë për të dashurën e tij. A do të ketë së shpejti një propozim për martesë? Të shohim…
Top Channel