Bieber blen “vilën e ëndrrave”

27/03/2012 17:25

Justien Bieber kishte pranuar disa javë më parë se ishtë vënë në kërkim të një shtëpie luksi dhe me sa duket, me ne fund e ka gjetur.

Mediat amerikane raportuan ditën e martë se këngëtari 18-vjeçari ka blerë një supervilë me vlerë gjashtë milionë dollarë në Kaliforni, SHBA.

Besohej se Bieber kishte si qëllim që të blinte shtëpinë në të cilën jeton aktualisht, e dhënë me qera nga aktori Ashton Kutcher, por me sa duket, stili klasik, pishina dhe hapësirat e gjera të gjelbërta të pronës në Kaliforni e bënë më për vete se sa supershtëpia e Kutcher në Beverli Hills.

Sipas burimeve të afërta pranë këngëtarit, ai shpreson që të shpërngulet për të jetuar gjatë në banesën e tij të re, në të cilën do të ftojë të bashkëjetojë edhe të dashurën e tij, Selena Gomez.

Me vlerë gjashtë milionë dollarë, mobilie të rafinuara klasike dhe e pajisur me shumë lukse të paimagjinueshme, shtëpia ka edhe një palestër, sallë kinemaje dhe një garazhd për disa makina.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA