Vajza e Madonnës nis cigaren që 15 vjeç

26/03/2012 18:25

Vajza e Madonnës, Lourdes Leon, ka nisur të konsumojë cigare, ndonëse është vetëm 15-vjeç.

Ajo u fotografua nga disa “paparacë” në një ambient publik, duke tymosur me disa miqtë e saj.

Mbetet ende e paqartë se si ka arritur e reja të blejë cigaret, duke qenë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mosha minimale e lejuar për të blerë një paketë dhe për të tymosur është 18 vjeç.

Nuk dihet se si ka reaguar Madonna ndaj këtij lajmi, ndonëse është e qartë që e bija është duke e kopiuar në shumë drejtim, përfshi në këtë ves të keq, që këngëtarja gjithashtu e ka mësuar në moshë të re.

Më parë, Lourdes ka përfunduar në faqet e gazetave rozë për kopimin e stilit të veshjes së nënës së saj, ndërsa është shfaqur në publik me veshje të linjës së familjes, “Material Girl” ose të tjera të dala prej kohësh nga moda.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel