Scherzinger, një “Pokahontas” në Formulën 1

26/03/2012 17:40

Pasi i dhanë fund drejt fundit të 2011-s një raporti 4-vjeçar, Hamilton dhe Scherzinger iu deshën disa muaj për të kuptuar se nuk mund të jetonin larg njëri-tjetrit.

Ribashkimi ka rikthyer ish-këngëtaren e “Pussycat Dolls” në pistës e Formulës 1, të cilat Scherzinger ka qenë gjithmonë në gjendje t’i befasojë nëpërmjet përzgjedhjeve të saj të çuditshme në veshje.

Në garën e zhvilluar të dielën më pistën e Sepangut, në Malajzi, 33-vjeçarja u rikthye tek veshjet e saj verore, ndërsa përzgjidhi një fustan të gjatë të denjë për heroinën e filmit vizatimor “Pokahontas”.

Gjithmonë tërheqëse me format e saj, këngëtarja u pa edhe me një fustan të verdhë veçanërisht të shkurtër, që tërhoqi pa shumë vështirësi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Megjithatë, në ditën e garës, ajo u befasua nga një shi i rrëmbyer, që e ndërpreu disa herë Çmimin e Madh, në të cilin i dashuri i saj një herë kampion bote, Leëis Hamilton, arriti gjithsesi të siguronte një vend në podium, duke u renditur i treti.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA