Ray J mund të publikojë videon porno të Whitney Houston

26/03/2012 11:20

Reperi Ray J mund të publikojë një video porno të Whitney Houston në mënyrë që të fitojë më shumë famë nga kujtimi i këngëtares që ndërroi jetë në një hotel të Los Angeles.

Sipas revistës ‘Star’, këngëtari amerikan ka në zotërim një video ku ka regjistruar veten dhe ish të dashurën e tij në momente intimiteti.

Edhe në vitin 2007 Ray J shiti një video me pullë të kuqe ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale me një tjetër personazh të famshëm si Kim Kardashian. Falë kësaj “gjetjeje” reperi fitoi miliona dollarë dhe gjithashtu rriti famën.

Duke pasur frikë se videoja mos shfaqet për publikun, familjarët e këngëtares së ndjerë kanë kontaktuar me të. Sipas një burimi për revistën ‘Star’, vëllai i vogël i Whitney i ka kërkuar Ray J që t’i shesë materialin në mënyrë që të mos bëhet publik.

Por, menaxheri i Ray J ka theksuar për ‘Daily Mail’ se lajmi i revistës ‘Star’ është i rremë sepse nuk ekziston asnjë video “e nxehtë” e Houston me klientin e tij.

Top Channel