Regjisori i famshëm hollivudian, James Cameron ishte protagonist i një aventurë të jashtëzakonshme; zhytjen në pjesën më të thellë të oqeaneve, pikërisht në atë që quhet Kanali Mariana në Paqësorin Perëndimor.

Cameron iu desh plot 2 orë për t’u zhytur në thellësisë prej 11 kilometra duke përdorur një kapsulë të ndërtuar posaçërisht për këtë mision.

“Ishte absolutisht vendi më i izoluar i planetit. Teksa ndodhesha atje poshtë me dukej vetja sikur isha në një tjetër planet. Por ja ku u riktheva sërish në Tokë”, komentoi pas përfundimit me sukses të misionit dhe rikthimit në sipërfaqe, regjisori, James Cameron.

Për të dokumentuar vizitën e veçantë në fund të oqeanit, kapsula e Cameron ishte e pajisur me kamera 3D të cilat regjistruan për rreth katër orë në tabanin e oqeanit, pamje që ndoshta do të frymëzojnë Cameron për filmin e tij të radhës…ku i dihet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA