Shtëpia-kamion e Vin Diesel

25/03/2012 12:40

I bërë i famshëm me filmin “Fast and the Furious”, Vin Diesel dëshmon se ka një stil jetese shumë të ngjashëm edhe jashtë tij.

Ndonëse këtë herë nuk flitet për makina sportive apo gara me shpejtësi të lartë, shtëpia e prefereruar e heroit të “XXX” është një kamion.

Një zgjedhje krejt e veçantë në botën luksoze të “showbizz”, 44-vjeçari ka një kamion me një rimorkio dykatëshe, me disa dhoma dhe të gjitha kushtet e përshtatshme për jetesë.

Vlera totale e “shpikjes” së tij është prej 1,1 milion dollarësh dhe aktori ka udhëtuar në shumë destinacione të ndryshme me kamionin-shtëpi, përfshi Puerto Riko, ku u xhiruan pjesa më e madhe e skenave të “Fast and Fourious”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel