Olimpiada e Informatikës

25/03/2012 20:00

Dhjetëra gjimnazistë kanë marrë pjesë në Olimpiadën Kombëtare të Informatikës, të organizuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Kreu i arsimit, i cili ka përshëndetur këtë aktivitet, ka bërë thirrje që të rinjtë shqiptarë të zgjedhin degët të cilat kërkohen nga tregu i punës.

“Programet e studimeve universitare në Shqipëri do të orientojnë edhe më shumë në aplikimin për degët që kanë nevojë në tregun e punës. Shkencat natyrore janë matematika, informatika, por edhe ekonomia, binzesi, turizmi etj”, tha Tafaj.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se në vend, janë të pakët të rinjtë që zgjedhin degët e shkencave të natyrës, edhe pse tregu i punës i kërkon këto profesione.

Top Channel