Ermira lë shtëpinë e Big Brother

25/03/2012 00:00

Loja e Ermirës nuk e ka bërë për vete sa duhet publikun. Ajo ka lënë përfundimisht shtëpinë e famshme të Big Brother mbrëmjen e së shtunës, e cila mund të quhet edhe nata e lidhjeve dhe flirteve në shtëpi.

Në javën në vazhdim edhe Anila, Edgari, Lorena dhe Vlashi rrezikojnë të largohen, pasi janë nominuar nga banorët e tjerë.

Por disa prej banorëve kanë qenë më me fat. Vota e publikut u jep imunitet për dy javë.

Ka qenë kjo nata e ndjenjave, pasi është folur gjatë për lidhjet e banorëve jashtë dhe brenda shtëpisë së Big Brother.

Prova e javës ka detyruar banorët të lëvizin sipas tiktakut të orës, të rrinë palëvizur si një akrep i saj, të fikin alarmin, apo të dinë çdo gjë për orët. Në fund marrin ushqime, por mbeten pa cigare.

Për Gentën, Vëllai i Madh ka përgatitur një surprizë të këndshme.

Edhe Françeska ka përjetuar emocione të veçanta teksa ka parë videon e momenteve më të bukura me Ermalin. Por, surpriza e vërtetë erdhi më pas.

Top Channel