Rikthehet me një seri të tretë “The Hangover”

24/03/2012 04:30

Filmi “The Hangover 3” do të fillojë xhirimet në muajin shtator. Seria e tretë e filmit të suksesshëm komik që ka në përbërjen tij aktorët: Bradley Cooper, Zach Galifianakis dhe Ed Helms, është planifikuar të lancohet në maj të vitit 2013, megjithëse ende nuk dihet linja e historisë.

Presidenti i “Warner Bros Pictures Group” Jeff Robinov zbuloi se ai ishte i kënaqur që do të ketë sërish bashkëpunëtor për projektin, regjisorin Todd Phillips.

Ai tha në një deklaratë: “Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që do të kemi sërish një rikthim në bord  të Todd Phillips dhe djemve(aktorët)  për një tjetër “Hangover”dhe ne po lëvizim që bashkëpunimi ynë  të sjellë një tjetër film të madh.”

Vetë Todd shtoi: “Unë jam i emocionuar që do të jem pjesë e një tjetër filmi “Hangover”, së bashku me Bradley, Ed dhe Zach. Kemi në plan të surprizojmë shumë njerëz me këtë kapitull final”.

Dy filmat e mëparshëm, të transmetuar edhe nëpër kinematë shqiptare, kanë pasur një sukses mbarë botëror.

Top Channel