Cate Blanchett bëhet regjisore

24/03/2012 00:00

Aktorja Cate Blanchett do të bëhet regjisore, njofton web site i njohur i lajmeve të showbiz-it, “Hollywood Reporter”.

Blanchet do të debutojë me përshtatjen kinematografike të tregimeve të shkrimtarit Tim Winton, me titull “The Tuming”, ku bashkëpunojnë edhe 14 regjisorë të tjerë.

Të ambjentuara në një lokalitet bregdetar në perëndim të Australisë, tregimet e Winton janë një zinxhir historish të lidhura mes tyre.

Në prodhimin kinematografik në fjalë do të interpretojnë aktorët Mia Wasikowska dhe David Wenham.

Top Channel