Victoria tregon sekretin: Vetëm vullnet

23/03/2012 11:10

Victoria Beckham ka lindur katër fëmijë, por pas secilës lindje është rikthyer në formë të shkëlqyer trupore brenda një kohe rekord.

Pasi i dha jetë vajzës së saj të parë në fund të 2011-s, e ardhur pas tre djemsh, Victoria u shfaq në javën e modës në Nju Jork më parë gjatë marsit më e dobët se kurrë.

Në një intervistë për revistën “Vogue”, 37-vjeçarja zbuloi se nuk ka patur asnjë formulë magjike për formën e saj të mrekullueshme, por vetëm shumë punë rigoroze dhe vullnet.

”Kam punuar shumë për të fituar këtë formë. Kam vrapuar me orë të tëra gjashtë ditë në javë. Në fakt, u fiksova me faktin që duhet të rikthehesha në formë sa më shpejt që të ishte e mundur”, deklaroi Victoria.

Përveç vrapimeve, ish-pjestarja e “Spice Girls” u vendos edhe nën urdhërat e trajneres të fites Tracy Anderson, lista e klientëve të të cilës përfshin emra si Gwyneth Paltrow, Cheryl Cole apo Madonna.

Në intervistën për “Vogue”, Victoria shkoi deri atje sa të shprehej se do të kishte arritur formën e dëshiruar edhe më parë, nëse nuk do të kishte qenë për urdhërin e mjekëve, që e ndaluan të merrej me aktivitet fizik për një periudhë 6-javore pas lindjes së realizuar me një operacion cesarian.

Top Channel