Nixon, me të birin në Manhatan

23/03/2012 13:50

Cynthia Nixon, aktorja e bërë e famshme nëpërmjet rolit të saj në serialin “Sex and the City”, tërhoqi vëmendjen e fotografëve në Nju Jork, në një shëtitje të rrallë me djalin e saj Max, 13 muajsh.

45-vjeçarja, e cila është duke luajtur rolin e një të sëmure me kancer, shëtiti në rrugët e populluara të Manhattanit duke e mbajtur në krah fëmijën e lindur në mënyrë artificiale nga partnerja e saj, Christine Marinoni.

Nixon dhe partnerja e saj, së fundmi vendosën të zhvendosen nga një lagje rezidenciale periferike, për të blerë një apartament prej 3,25 milionë dollarësh në Manhatan, ku kanë vendosur të rrisin të birin.

Për koinçidencë, banesa e re e Nixon do të jetë vetëm disa blloqe pallatash larg asaj të aktores Sarah Jessica Parker, protagonistes kryesore të “Sex and the City”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA