Jennifer Aniston, gjysmë milioni $ dhurata për të dashurin

23/03/2012 19:40

Jennifer Aniston është shumë e dashuruar pas Justin Theroux dhe këtë gjë e konfirmojnë miqtë e saj të afërt për mediat rozë.

Edhe pse dashuria nuk matet dot, bëhet e ditur se protagonistja e serialit ‘Friends’ ka harxhuar gjysmë milioni dollarë me dhurata për partnerin e saj.

Xhaketë motori: 12 mijë dollarë; motor Ducati: 33 mijë dollarë; motor Harley Davidson: 24 mijë dollarë dhe një vepër arti e Genn Ligon: 450 mijë dollarë.

Pasuria e Jennifer Aniston llogaritet të jetë plot 120 milionë dollarë.

Top Channel