“Houston vdiq nga mbytja aksidentale”

23/03/2012 04:08

Vdekja e Whitney Houston është shkaktuar nga mbytja aksidentale, por përdorimi i drogës dhe sëmundja e zemrës ishin gjithashtu faktorë, njoftoi mjeku ligjor, pas rezulatit të analizave.

Zëdhënësi i mjekut ligjor tha se testet e drogës treguan se këngëtarja 48-vjeçare amerikane ka qenë një përdoruese kronike e kokainës.

Njoftimi në këtë mënyrë u jep fund spekulimeve mbi shkakun e vdekjes së Houston.

Ajo u gjet zhytur në banjën e hotelit të saj në Los Angeles, në prag të ceremonisë të “Çmimeve Grammy” më 11 shkurt të këtij viti.

Në një deklaratë, zyra e mjekut ligjor të qarkut të LA, e përshkroi mënyrën e vdekjes së Houston si një aksident.

Shkaku i vdekjes citohej si mbytje, efektet aterosklerotike të sëmundjes së zemrës dhe përdorimi e kokainës.

Drogëra të tjera të gjetura në gjakun e saj ishin marihuana,  një drogë kundër-ankthit, një relaksant muskujsh dhe një mjekim për alergji.

“Por këto nuk rezultonin faktorë në vdekjen e saj”, shton deklarata e  lëshuar nga mjeku ligjor.

Patricia Houston, motra dhe menaxherja e këngëtares, tha për “Associated Press”: “Ne jemi të pikëlluar, pasi mësuam rezultatet e Toksikologjisë edhe pse jemi të kënaqur që çështja u mbyll”.

Ylli i pop-it u varros në një varrezë në vendlindjen e saj Neë Jersey, pas një funerali që u ndoq nga njerëz të famshëm duke përfshirë Oprah Ëinfrey, Alicia Keys,  Mariah Carey dhe Mary J Blige.

Këngëtarja, e cila ishte një nga artistet më të mira në botë në mesin e viteve 1980 deri në fund të viteve 1990, pati një betejë të gjatë me varësinë ndaj drogës.

Top Channel