Policia serbe ka bllokuar rrugët alternative në pikëkalimet kufitare në veriun e Kosovës.

Këto rrugë që shfrytëzohen nga ana e serbëve për të shmangur pikëkalimet kufitare që i përkasin Kosovës ishin hapur pas vendosjes së barrikadave në këtë zonë.

Zyrtarët serbë në veriun e Kosovës kanë thënë se përkundër tentimeve për të kaluar në pjesën e Serbisë, policia ka informuar se është urdhër nga Beogradi për një veprim të tillë dhe këto rrugë nuk mund të kalohen.

Serbia është deklaruar kundër barrikadave, ndonëse veprime konkrete kundër tyre nuk ishin marrë. Ndërsa mediat serbe kanë raportuar se serbët kanë penguar zyrtarët e EULEX-it në qarkullim, ndërkaq Beogradi zyrtar nuk ka reaguar lidhur me këto ngjarje. Konfliktet e serbëve te veriut dhe shteti serb kanë filluar që me përplasjet me shefin e grupit të bisedimeve për shkak të mos pajtimit të tyre me marrëveshjet me Kosovën.

Top Channel