Mbretëresha e Britanisë kërkon mazhordom

22/03/2012 16:25

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeta e Dytë, është vendosur në kërkim të një mazhordomi dhe oferta e punësimit është publikuar në faqen e internetit të familjes mbretërore.

Punëtori i ri që do t’i shërbejë nga pranë vetë Madhërisë së Saj, do të paguhet 15 mijë stërlina në muaj, ndërsa do të punojë 45 orë në javë, por kjo mund të ndryshojë në bazë të udhëtimeve që duhet të bëjë.

Kur mazhordorimit të ri do t’i duhet të shoqërojë Mbretëreshën jashtë vendit, ai do të përfitojë bileta dhe qëndrim të paguar në të njëjtin hotel apo pallat ku do të qëndrojë edhe familja mbretërore.

Detyra e mazhordomit do të konsistojë kryesisht në dërgimin e tabakave me ushqimin e mëngjesit, kafe dhe çaj, tek Mbrëtëresha dhe pjestarët e tjerë të familjes mbretërore.

Top Channel