Jessica Simpson zgjedh emrin e fëmijës

21/03/2012 14:35

Jessica Simpson do të lindë së shpejti vajzën e saj.

Këngëtarja dhe bashkëshorti Eric Johnson kanë diskutuar shumë kohët e fundit për emrin që do i vënë vogëlushes dhe më në fund kanë arritur në një përfundim.

Maxwell do të quhet fëmija e parë i Jessica Simpson dhe ky emër është përzgjedhur për nder të gjyshes së Eric. Gjitashtu ky është emri i dytë i Eric.

Sipas mediave amerikane, Jessica Simpson do të lindë rreth datës 20 prill.

Top Channel