Interpretimi më i mirë i të gjitha kohërave

21/03/2012 11:15

Jack Nicholson në filmin “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” është interpretimi më i mirë në historinë e kinematografisë. Klasifikimi i 200 aktrimeve më të mira është stiluar nga revista ‘Total Film’.

Sipas revistës, roli i pacientit të sëmurë mendor RP McMurphy në filmin e bazuar mbi romanin e Ken Kesey është më i miri që është parë në të gjithë historinë e filmave.

“Antiheroi perfekt, kombinim rrezikshmërie, guximi dhe sensi humori. Shumë pak aktorë të tërheqin si Jack Nicholson dhe RP McMurphy është performanca e tij më e mirë”, shpjegon Jamie Graham, kryeredaktor i ‘Total Film’.

Në vend të dytë renditet Robert De Niro me interpretimin e boksierit Jake La Motta në filmin ‘Raging Bull’.

Në vend të tretë Daniel Day-Lewis, ndërsa i katërti Al Pacino falë interpretimit të Michael Corleone në filmin Kumbari 2.

Në vend të pestë gjejmë aktoren e parë. Ajo është Emily Watson me intepretimin e saj në filmin ‘Breaking the Waves’. Aktorja ka lënë pas në dhjetëshen e parë Marlon Brando, Denzel Washington, Jane Fonda, Paul Newman dhe Liam Neeson.

Top Channel