Richard Gere harron kryeveprën e tij

19/03/2012 18:10

Richard Gere fitoi me miliona fansa falë interpretimit të rolit të Edward Lewis, në filmin “Pretty Woman”, dy dekada më parë.

Megjithatë, në një intervistë befasuese të dhënë për një revistë amerikane, 62-vjeçari Gere shprehet se as që i kujtohet më ai film, të cilin e konsideron si një “komedi romantike patetike”.

Sipas aktorit, nëpërmjet rolit të tij në atë film, ndihmoi në krijimin e krizës ekonomike botërore. “Njerëzit më pyesin vazhdimisht për atë film, por e vërteta është se kam harruar”, citohej Gere nga revista “Woman’s Day”. “Ishte një komedi patetike”.

Në Pretty Woman, 62-vjeçari interpretoi rolin e një financiari të suksesshëm të Wall Street. “I bëra këta financierë që të dukeshin si heronj dhe kjo është e gabuar. Fatmirësisht, sot jemi të gjithë skeptikë ndaj tyre”.

Në intervistën e rrallë, Gere përgënjeshtron për herë të parë edhe zërat që kanë eksituar dy dekada më parë për lidhjet e tij me Kim Basinger, Uma Thurman apo Priscilla Presley.

”Në vitet 1980, të gjithë ato zëra shërbenin vetëm për t’u bërë më interesant”, deklaroi hollivudiani, i cili pretendon se ka gjetur dashurinë e vërtetë tek 51-vjeçarja Carey Lowell, partnerja e tij prej 15 vitesh dhe nënë e djalit të tij 12-vjeçar, Homer James.

Top Channel