Përmet, bizneset në falimentim, shkak taksat

19/03/2012 00:00

Më shumë se 40 biznese të vogla prodhuese në të gjithë zonën e Përmetit
dhe Këlcyrës duket se po e tkurrin aktivitetin e tyre vitet e fundit.

Disa thonë se arsyet kryesore që pengojnë zgjerimin e aktivitetit lidhen me ngarkesën e madhe me taksa, trajtimin e pabarabartë në treg, ku dhjetëra biznese ende operojnë pa licence si dhe mungesën e mbështetjes me subvencione për të përsorur teknologjinë.

Peco Ndoni një prodhues bulmeti në Këlcyrë thotë se prej vitesh përballet gjithashtu me neglizhencën e shtetit ndaj kontrollit të furnitorëve. Askush nuk i detyron blektorët thotë ai të bëjnë analizën e produkteve bazë,çka po sjell probeme në sektorin ushqimor.

Ndërkaq një tjetër prodhues pijesh alkoolike nga kjo zonë ngre një radhë shqetësimesh që lidhen me mospërfaqësimin e biznesit në struktura vendimmarrëse mungesën e sindikatave të prodhuesve dhe nevojën për më shumë promocion të prodhimit vendas.

Megjithë numrin në rritje të biznesve të vogla prodhuese që operojnë në sektorin ushqimor asnjë prej produkteve të bulmetit, pijeve, ëmbëlsirave apo ushqimeve të konservuara nuk plotëson standartet për eksport. Higjenizimi e më tej ambalazhimi, botilimi e etiketimi, kërkojnë investime më serioze dhe  standarte të avancuara teknologjike, standarte që deri sot asnjë nismë zyrtare nuk ka marrë përsipër t’i promovojë, në një treg që opreron ende në kushte plotësisht artizanale.

Top Channel