Kate Hudson, koha për relaks

19/03/2012 16:40

Pas një viti në të cilën është përballur me impenjime të ngjeshura në karrierë dhe me përgjegjësinë e të shndërruarit në nënë, Kate Hudson dhe bashkëshorti i saj këngëtar, Matt Bellamy, kanë gjetur kohën që të relaksohen në plazhet e Kankunit, në Meksikë.

E fotografuar ditën e diel, Hudson tregoi linja perfekte, vetëm tetë muaj pas lindjes së djalit të saj, Bingham, i cili është lënë në shtëpi në kujdesin e një dadoje.

Për Kate, muajt e ardhshëm do të jenë veçanërisht të ngarkuar, me një film të ri që do të nisë të xhirohet shumë shpejt dhe pushimet së bashku me Bellamy ishin një mënyrë për të rikarikuar bateritë përpara impenjimeve të ardhshme.

Ndërkohë, të gjithë fansat e aktores hollivudiane, do të kenë mundësinë që ta shikojnë sërish në ekran në muajin maj, në komedinë e re “A little bit of Heaven”.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA