Hugh Grant: Më pëlqen të jem baba

19/03/2012 12:05

Hugh Grant ka folur për herë të parë për vajzën që i ka lindur vitin e kaluar dhe që e ka bërë baba për herë të parë aktorin në moshën 51-vjeçare.

Britaniku është shprehur për ‘The Guardian’: “Shumë njerëz më kanë paralajmëruar se periudha kur lind një fëmijë nuk është edhe aq e bukur, por mua më pëlqen shumë.”

Grant ka zbuluar se emri i vajzës që ka me ish të dashurën e tij kineze është Tabitha.

“Nuk mund të them me siguri nëse më ka ndryshuar apo jo jeta me lindjen e vajzës. Mund të them vetëm se ndihem një person më i mirë”, thotë aktori.

Protagonisti i filmave si ‘Notting Hill’ dhe ‘About a Boy’ nuk është martuar kurrë në jetën e tij. Grant pati një marrëdhënie shumë të shkurtër me një aktore kineze dhe rezultati ishte pikërisht Tabitha.

Top Channel