Doloreza: Niveli im, më lartë se konkurrentët e tjerë

19/03/2012 00:00

Doloreza është e eliminuara e fundit nga “Big Brother”. E ftuar në studion e emisionit të “Pasdites” në “Top-Channel”, vajza që studion arkitekturë argumentoi se dalja e saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ndodhi për shkak të nivelit të saj më të lartë se konkurrentët e tjerë.

Njëkohësisht, e njohur për temperamentin e saj të rrëmbyer dhe batutat ironike, ajo lëshoi kritika të ashpra ndaj pjesës më të madhe të banorëve të mbetur në shtëpi.

“Pas daljes, kam marrë shumë komente inkurajuese. Çuditërisht, shumë persona më kanë thënë se u vjen keq dhe se niveli im nuk ishte për atje. E kisha menduar edhe më parë këtë, por mendoja se do të tregoja diçka dhe do të vlerësohesha për këtë. Nuk mendoj se nuk u vlerësova, por njerëzit e kuptuan që nuk isha për atje dhe më nxorrën. Mendoj, se mbase unë nuk isha njeriu i përshtatshëm për të bërë një lojë”.

E përballur në një shkëmbim të ashpër batutash me Flavio Qarrin, gazetarin e “Pasdites” të vendosur në rolin e kritikut, Doloreza shtoi: “Përse hyra kur e dija nivelin? Në radhë të parë, nuk është e se kisha parë shumë BB deri në momentin kur hyra. Megjithatë, kam konstatuar se në vitet e shkuara ka patur njerëz të tjerë, me më shumë nivel, ndërsa sivjet ka ndodhur ndryshe, mbase edhe për efekt të spektaklit”.

Edhe një herë tjetër, e përballur me kritikat e Qarrit, pas shkëmbimit të disa batutave me doza të qarta ironike, Doloreza shtoi: “Kisha frikë kur isha brenda se çfarë do të thonin njerëzit e tjetë të shkolluar që më panë të hyja atje, por komentet e marra në këto ditë më bëjnë të ndihem e qetë. Më vjen mirë sepse njerëzit arritën të bënë diferencën midis meje dhe pjesës tjetër”.

E pyetur për komentet negative për të në rrjetet shoqërore, konkurrentja e tetë që braktis shtëpinë dhe shansin për të fituar 100 milionë lekë (të vjetra), u shpreh: “E di që jam shumë ironike dhe mbase komente negative ka pasur vetëm në “Facebook”, por askush nuk më ka thënë diçka sy për sy, ndoshta edhe për shkak të ironisë sime. Mendoj se u tregova shumë e ashpër dhe godita shumë rëndë që në fillim. Më penalizoi fjala e Arjan Konomit, që e vlerësoi reagimin tim si shumë të nxituar dhe ajo më preu atë hov me të cilin kisha nisur. Po të mos e kisha dëgjuar, mbase do të vazhdoja të godisja”.

Në rrjedhën e intervistës së saj, Doloreza dha vlerësimin e saj për të gjithë banorët e mbetur në shtëpi.

Anila – Ajo ndodhet rastësisht në “Big Brother”. Nuk më duket se është pjesë e saj. S’kam shumë komente për të bërë për të.

Arbri – Është ai tipi i zhurmuesit dhe motoja e Arbrit do të jetë sasi dhe jo cilësi. Flet shumë, nuk dëgjon, por mendoj se është një konkurrent i fortë, pasi kjo taktikë ecën në “Big Brother”.

Edgari – Është një njeri me shumë bagazh dhe që nuk e ka gjetur terrenin ku të ulë bagazhet e veta. Nuk isha në një vijë starti më të, u nisa disa hapa mbrapa dhe për këtë arsye nuk formuam ndonjë marrëdhënie më të ngushtë. Mundohet shumë të përshtatet me moshën e banorëve të tjerë dhe ia ka dalë mbanë deri diku.

Ermira – Ermirës i pëlqen të bëjë rolin e nënëmadhes. Nuk pranon një shaka, thotë mos më thuaj këtë, mos më bëj atë. Nuk është e përgatitur për këtë lojë.

Françeska – Është si ato domatet që rriten me OMGJ dhe që janë të kuqe jashtë dhe jeshile brenda. Si çift me Ermalin e kanë totalisht lojë. Normal që s’janë të vërtetë, por të paktën të luanin më bukur.

Ermal – i pëlqen vetja, është arrogant.

Genta – Genta duket si ato studentet që bëjnë kurse përgatitore për të hyrë në universitet dhe ajo ka bërë kurse për të hyrë në BB, sepse ka patur lidhje me disa ish-konkurrentë. Batutat dhe tipi që ka janë strategjia e saj.

Graciano
– Është një papagall dhe aq. Nuk bën asgjë tjetër.  

Lorena
– Ups, jam në Big? Ajo s’di të bëjë asgjë veçse të puthe Gracianon

Klaudia 
– Klaudia është femra që s’do të doja të isha kurrë. Nuk më pëlqen vrazhdësia e saj, shumë brutale si femër, që si natyrë duhet të ketë pak delikatesë. Për më tepër, është një njeri i lig. Si çift me Erjonin nuk përshtaten absolutisht.

Erjoni
– Erjoni, duket si tip i djalit të mirë, por nuk është kështu.

Liami – E ka të qartë qëllimin e tij dhe për ta realizuar nxjerr 1 100 fytyra çdo ditë. Është pa dyshim një konkurrent i fortë.

Meti
– Djalë simpatik dhe kaq. Nuk kam arritur ta njoh shumë

Vlashi
– 27 vjeç, ka por më duket si 14. Lë shumë për të dëshiruar si njeri. Kisha një shoqëri dhe besoja se do të ishte ndryshe, por më zhgënjeu në momentin kur ra pre e lojës së Gracianos që është vetëm 20 vjeç.

Top Channel