“Photoshop” zgjidh problemet e Moore

19/03/2012 18:25

Një martesë e dështuar, anoreksia dhe abuzimi me ilaçet e kanë zhytur jetën e Demi Moore në një spirale depresioni, që ka dëmtuar rëndë edhe pamjen e jashtme të aktores 49-vjeçare.

Linjat e saj janë holluar dukshëm, ndërsa në fytyrën e Moore janë shfaqur disa vraga që nuk ekzistonin më parë. Megjithatë, kjo është një gjë lehtësisht e zgjidhshme, nëpërmjet një “shkopi magjik”, i cili e ka emrin “Photoshop”.

Në një fushatë publicitare për llogari të Helena Rubinstein, është e dukshme se asnjë shenjë e periudhës së vështirë që po kalon Moore nuk ka mbetur.

Në fotografitë e publikuara ajo shfaqet me një fytyrë të kristaltë, pa asnjë defekt dhe me një pamje që e rikthehen 20 vjet pas. Praktikisht, e parë pa vëmendje, imazhi i aktores në fushatën publicitare me atë që ajo është me të vërtetë, nuk ka asgjë të përbashkët.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel