Prokuroria e Kantonit të Solothurnit ka nisur hetime ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, pasi sigurimi invalidor zviceran ka ngritur padi kundër tij për mashtrim ndaj shtetit të Zvicrës.

Rasti ndaj deputetit kosovar tashmë ka kaluar në një nivel më të lartë, shkruan gazeta ‘Express’ në Prishtinë, duke u mbështetur në disa burime nga Zvicra.

Hetimet për Sylën kanë filluar pak pasi është ngritur zyrtarisht padia për mashtrim kundër tij. Prokurori i rastit, Felix Bänziger, në kohën kur është ngritur padia pati thënë se padia është bërë për veprën kriminale të Sylës, i cili sistematikisht ka mashtruar shtetin e Zvicrës dhe ai mund të detyrohet t’i kthejë paratë.

Mediat zvicerane flasin për shumën prej 426 mijë frangave që supozohet se Syla ka përfituar për disa vjet në mënyrë të paligjshme. Pagesat janë ndalur në shkurt të vitit 2011 dhe Sylës i është kërkuar të kthejë mbrapa 191 mijë franga, por kjo mund të jetë e vështirë për shkak të sistemit të komplikuar të pagesave dhe që në masë të madhe varet nga sigurimet e kantonit Solothurn.

Vetë deputeti kosovar ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Federale. Ditë më parë eurodeputetja Ulrike Lunacek ka kërkuar dorëheqjen e tij me arsyetimin se po dëmtohet imazhi i Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA