Rolling Stones, Richards i kërkon falje Jagger-it

17/03/2012 02:05

Kitaristi i Rolling Stones, Keith Richards i ka kërkuar ndjesë shokut të grupit Mick Jagger, pasi pranoi se disa pjesë të autobiografisë së tij me të vërtetë e kanë ofenduar solistin.

Kitaristi e ka përshkruar liderin si “të padurueshëm” dhe zbulonte disa nga pseudonimet e tij për Jagger që ishin “Brenda” dhe “Madhëria juaj” në biografinë e titullar “Life” të botuar në vitin 2010.

Richards tha: “Ai dhe unë kemi diskutuar gjatë vitit të fundit ashtu sic nuk e kemi bërë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë dhe kjo ka qenë tepër e rëndësishme për mua”.

“Për sa i përket librit, kjo ishte historia ime dhe kështu ka qenë, por unë e di që disa pjesë të tij dhe publiciteti që i është bërë e kanë ofenduar realisht Mick(Jagger) dhe më vjen keq për këtë”, shtoi Richards.  

Ndërsa duke folur në Nju Jork në një intervistë për të promovuar një dokumentar të ri për grupin, Jagger tha se çifti kishte kaluar një periudhë në vitin 1980, kur ata “nuk kishin një komunikim të mirë”.

Ai tha: “Kam qenë i përfshirë shumë me anën komerciale të Stones, kryesisht për shkak se ndjeva se askush tjetër nuk ishte i interesuar, por është e qartë tani nga libri që Keith është ndjerë i përjashtuar, e cila është për të ardhur keq. Gjithsesi po përpiqemi të bëjmë para”.

Top Channel