Vajza e Madonnës, bëmë mama të të ngjaj

16/03/2012 10:30

Ndonëse Madonna është vazhdimisht larg familjes në turnetë e saj, kjo nuk e pengon të bijën e saj 15-vjeçare që t’i ngjasojë gjithmonë e më shumë.

Lourdes Leon po largohet gjithmonë e më dukshëm nga moda e adoleshenteve të kohës, për t’u veshur në mënyrë më të ngjashme me atë të nënës së saj këngëtare.

15-vjeçarja u fotografua ditën e enjte në Nju Jork, në dalje të një taksie, me një stil veshje të parë shpesh nga Madonna në koncertet e saj.

Megjithatë, metamorfoza nuk është vetëm e njënanshme, pasi duket se ekziston një sintoni e plotë midis nënës dhe vajzës për pamjen e tyre të jashtme.

Pas shumë kohësh me flokë të verdhë, edhe 53-vjeçarja vendosi të ndryshojë ngjyrë, duke u bërë brune si Lourdes. Së fundmi, Madonna dhe e bija kanë punuar për lëshimin e një linje të personalizuar veshjeje për të rejat, të quajtur “Meterial Girl fashion”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA