Mark Wahlberg: Jam tip i ndjeshëm

16/03/2012 16:00

Edhe pse në filmat e tij i jep jetë personazheve “të fortë” (siç është rasti edhe i filmit më të fundit ‘Contraband’) Mark Wahlberg thekson se është një tip “shumë i ndjeshëm”.

“Shkova në kinema me bashkëshorten për të parë filmin ‘The Help’ dhe kam qarë 10 herë. Gjithashtu u preka edhe nga filmi ‘Real Steel’ kur e pashë me djemtë”, tha aktori për revistën ‘Shortlist’.

Wahlberg njihet për të kaluarën e tij jo shembullore dhe madje ka bërë burg në një rast.

“Më pëlqejnë rolet e egra në filma sepse e kaluara ime më ndihmon që t’i jap një interpretim origjinal, por në momentin që largohem nga sheshxhirimi dal plotësisht nga personazhi”, shton aktori amerikan.

Top Channel