Familja Jolie-Pitt shtohet me dy anëtarë

16/03/2012 11:35

Familja Jolie-Pitt është shtuar me dy anëtarë të rinj, ndonëse këtë herë nuk bëhet fjalë për birësimin e fëmijëve të tjerë, por për dy arushë gjigantë pellushi.

Aktorja 36-vjeçare u pa të largohej nga një hotel në Amstedam me dy vajzat e saj, Shiloh (5 vjeç) dhe Zahara (7), të cilat shoqëroheshin nga pellushët gjigantë të mbajtur nga ndihmësit.

Fama e ndihmoi Jolie dhe të bijat që në aeroport, ku duhet të merrnin një fluturim, të kalonin nga një derë anësore pa u kontrolluar, ndërsa arushët tërhoqën vëmendjen e të gjithë pasagjerëve gjatë të gjithë rrugës, deri në mbërritjen e saj në Los Anxhelos.

Jolie, e cila ndodhej në Europë për një çështje pune, është nënë e gjashtë fëmijëve, nga të cilët tre i ka lindur nga martesa me Brad Pitt dhe tre të tjerë i ka birësuar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel