Modelet sfilojnë zbathur

15/03/2012 21:25

Në L’Oreal Fashion Festival të zhvilluar në Australi, modelet kanë bërë atë që është e paimagjinueshme për botën e modës: heqin këpucët me taka të larta dhe vazhdojnë të sfilojnë zbathur.

Stilisti Dion Lee zgjodhi këtë gjest të rrallë për të tërhequr vëmendjen. Të gjitha modelet pa përjashtim ecnin disa hapa me këpucë e më pas i hiqnin duke vazhduar sfilatën normalisht.

Por, nuk ishin vetëm modelet e zbathura që habitën. Maskat dhe veshjet e çuditshme nga Laura Huishan Lee dhe veshjet me pupla të Ju Young Seo ishin gjetje shumë origjinale.

FOTO GALERI
3/6
Një nga modelet e Laura Huishan Li

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA