Miller, shtatzania s’është kohë për pushime

15/03/2012 18:00

Ndonëse është në prag të lindjes, Sienna Miller vazhdon me ritmin e zakonshëm të punës.

Modelja dhe aktorja 30-vjeçare u fotografua ditën e martë në Londër, ndërsa filmoi një reklamë për një kompani koreane të produkteve kozmetike.

Gjatë xhirimeve, Miller, ish-partnerja e aktorit hollivudian Jude Laë, shfaqi me krenari barkun e saj të fryrë, në të njëjtën kohë që tregoi se pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet, vazhdon të përkujdeset për modën, duke u veshur me xhinse sipas modës së fundit dhe këpucë me taka.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel