Charlize Theron adopton një fëmijë

15/03/2012 00:00

Charlize Theron ka adoptuar një fëmijë. Lajmi është bërë i ditur nga një
zëdhënës i aktores, e cila ka saktësuar se djali quhet Jackson dhe
gëzon gjendje të mirë shëndetësore.

Asnjë koment nuk është bërë më tej nga aktorja, e cila është “single” që prej janarit të vitit 2010, kur ndërpreu marrëdhënien 10-vjeçare me Stuart Townsend.

E lindur në Afrikën e Jugut 36 vjet më parë, aktorja ka fituar çmimin Oscar në vitin 2004 për filmin “Monster”, ku interpretonte një vrasëse seriale.

Top Channel