Scarlett Johansson: U ndjeva e dhunuar

14/03/2012 09:30

Vitin e kaluar disa foto nudo të Scarlett Johansson u shpërndanë në internet pasi një hacker hyri në adresën e hotmail-it të aktores dhe mori fotot personale të saj duke i bërë publike.

27-vjeçarja ende është e tronditur nga kjo histori: “Ishte e tmerrshme! U ndjeva e dhunuar dhe e kuptova se sa pak duhet që të shkatërrosh një person. Ajo histori më bëri të ndihesha shumë e dobët, si asnjëherë tjetër në jetën time.”

Aktorja shtoi për revistën ‘Stylist’: “Në fillim mendoja se ishte dikush që njihja dhe dyshoja tek miqtë e mi që kam 20 vjet që i njoh. U bëra paranojake dhe kur mora vesh që nuk ishte asnjëri prej tyre u çlirova shumë.”

Christopher Chaney, 35-vjeçari nga Jacksonville (SHBA), është arrestuar dhe deklaroi kohë më parë në një stacion televiziv të Floridës se hyrja në adresat e VIP-ave fillimisht ishte një mënyrë për të kaluar kohën, por më pas u kthye në “sëmundje”.

“Në fillim isha thjesht kurioz, por më pas mu bë ves. U lehtësova kur policia erdhi dhe sekuestroi kompjuterin sepse vetë nuk isha në gjendje të ndaloja”, pati deklaruar Chaney.

Top Channel