Kushërira striptiste e Kate Middleton

14/03/2012 18:30

Katrine Darling, kushërira e shumëpërfolur e Princeshës Kate Middleton, u shndërrua në “mbretëreshën” e jetës së natës në Nju Jork, ku mori pjesë në një shfaqje striptize.

Një kërcimtare erotike, 21-vjeçarja hapi shfaqjen e saj me himnin “Zoti ruajtë Mbretëreshën”, ndërsa u zhvesh gradualisht nga veshjet e saj deri në nudizëm të plotë.

Katrine është kushërirë e dytë me Middleton, e cila në prill u martua me Princin Trashëgimtar William, duke fituar automatikisht titullin e Dukeshës së Kembrixhit.

Pavarësisht afërsisë së gjakut, Kate dhe Katrine nuk janë takuar kurrë në jetën e tyre, ndërsa familja Middleton ka shprehur hapur mosaprovimin për profesionin dhe fyerjen e simboleve kombëtare nga ana e Darling.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel