E paharrueshmja Kelly e serialit ‘Beverly Hills, 90210’ është divorcuar nga bashkëshorti i saj Peter Facinelli, me të cilin kishte 11 vjet e martuar.

Siç është e zakonshme në raste të tilla, çifti ka lëshuar një komunikatë të përbashkët ku thekson se pavarësisht ndarjes ruajnë “një dashuri të thellë dhe përkushtim” për njëri-tjetrin dhe tre vajzat që kanë nga marrëdhënia e tyre.

39-vjeçarja Jennie Garth u bë e famshme si Kelly Taylor në serialin për adoleshentë ‘Beverly Hills, 90210’, në të cilin ishte protagoniste për disa sezone.

Nga ana e tij, aktori Peter Facinelli është i njohur për pjesëmarrjen në sagën ‘Twilight’, ku interpreton patriarkun e familjes së vampirëve.

Top Channel