Gjermani, statuja e Lady Gaga në aeroport
14/03/2012 14:00
Pasagjerët e aeroportit Bradenburg të Berlinit do të mbesin me gojë hapur kur të shohin Lady Gaga-n të palëvizshme që i vëzhgon të gjithë nga një pikë strategjike e aeroportit.
Sigurisht që nuk bëhet fjalë për këngëtaren e vërtetë, por për statujën e saj të dyllit. Një kryevepër që do të jetë në ambientet e brendshme të aeroportit inaugurimi i të cilit do të bëhet më 3 qershor.
Kush më mirë se mbretëresha e gossip-it dhe paparacëve do të tërhiqte vëmendjen? Përgjegjësit e aeroportit duhet të kenë menduar këtë gjë para se të merrnin me qera statujën nga muzeu Madame Tussaud i Londrës.
Top Channel