Madonna ka dalë në mbrojtje të koleges së saj britanike Adele disa javë pasi stilisti gjerman Karl Lagerfeld e quajti “të shëndoshë” londinezen.

“Këto deklarata më janë dukur skandaloze”, tha Madonna për ‘The Sun’. Konkretisht, Lagerfeld ishte shprehur se “Adele ka një fytyrë ëngjëllore dhe një zë hyjnor, por është pak e shëndoshë”.

Madonna shtoi: “Është e tmerrshme dhe qesharake në të njëjtën kohë. Nuk më pëlqejnë kritika të tilla. Adele është shumë e talentuar dhe nuk ka fare rëndësi pesha e saj.”

Kur u pyet se çfarë këshille do i jepte Adeles, 53-vjeçarja deklaroi: “Dua t’i them që gjatë karrierës do të ketë ulje-ngritje, por është e rëdësishme që gjithmonë të ruajë integritetin dhe forcën e brendshme.”

“Duhet të kesh pranë gjithmonë njerëz që të duan: familjen dhe miqtë e vërtetë. Ata janë më të rëndësishmit kur je një yll i botës së spektaklit”, përfundoi Madonna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA