Di Caprio: Ende nuk e kam gjetur shpirtin binjak

13/03/2012 21:45

Edhe pse Leonardo Di Caprio është i lidhur me një nga modelet e Victoria’s Secret, Erin Heatherton, nuk mendon se e ka gjetur dashurinë e jetës së tij.

Lista e tij e gjatë e romancave, mes të cilëve figurojnë edhe Bar Rafaeli e Gisele Bundschen, nuk e kanë bindur ende aktorin të martohet.

“Mendoj se ende nuk e kam gjetur femrën e duhur sepse po ta kisha gjetur do isha i martuar tashmë”, shprehet protagonisti i ‘Shutter Island’ për ‘The Sun’.

Por, Di Caprio e ka të qartë se si duhet të jetë vajza e duhur për të: “Duhet të jetë njeri i mirë. Nuk dua të jetë mendjemadhe, oportuniste dhe hakmarrëse.”

Top Channel