Ushtari humb ndjenjat…faji i Kate

12/03/2012 18:35

Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit u shfaq më e hijshme se kurrë në Aldershot ku zhvilloi një takim me disa ushtarë me rastin e Ditës së Shën Patrikut.

Me një fustan të gjelbërt dhe një kapele ngjyrë kafe, Kate u paraqit para ushtaravë të nderit në një paradë tradicionale britanike që zhvillohet cdo vit në qytetin e Aldershotit.

Hijeshinë e Kate nuk “e përballoi” dot njëri nga ushtarët e nderit, që u shkëput nga rreshtimi e u plas në shesh…pa ndjenja.

Kolegët e tij i erdhën në ndihmë menjëherë duke e përmendur, ndërkohë që ceremonia vazhdoi pa supriza të tjera.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel