Biel, krenare me unazën e Timberlake

12/03/2012 17:05

Jessica Biel shfaqi krenare unazën e saj të fejesës me këngëtarin Justin Timberlake, ndërsa ishte e pranishme në një ndeshje basketbolli në kampionatin amerikan NBA.

30-vjeçarja, me një stil të ri flokësh, ekspozoi unazën e saj me diamantë, ndërsa shikoi e gëzuar në “Staples Center” ndeshjen midis Los Anxhelos Lejkërs dhe Boston Seltiks.

Biel, e cila vetëm përpara disa ditësh bëri zyrtare fejesën, u shoqërua në këtë aktivitet nga një mik i saji. Ajo ishte veshur në mënyrë të thjeshtë, me xhinse dhe një bluzë të zezë.

Timberlake dhe aktorja kanë vendosur që të martohen më vonë gjatë vitit dhe janë duke u marrë me përgatitjen e dasmë së tyre.

Sipas miqve të afërt, 31-vjeçari Timberlake, një ish-këngëtar i grupit “N’Sync”, i propozoi për martesë gjatë mbrëmjes së Krishtlindjeve, por çifti vendosi që ta bënte publik lajmin vetëm pas disa muajsh.

Top Channel