Lampard distancohet nga xhaxhai pedofil

11/03/2012 13:40

Veterani i Chelsea në Premier League, Frank Lampard, është shprehur i turpëruar nga xhaxhai i tij, i cili është arrestuar me akuza pedofilie, pasi po ngacmonte një vajzë 13-vjeçare në internet.

Paul Lamb, ndonëse e dinte moshën e të resë, përsëri u përpoq ata bindte atë që të angazhohej në një aktivitet seksual. Ajo që nuk kuptoi xhaxhai i Lampard është që në të vërtetë ai po fliste me një polic të maskuar, i cili kishte vendosur në një rrjet shoqëror fotot e një vajze të re të quajtur Jessica.

36-vjeçari Lamb, u arrestua në shtëpinë e tij në Lenkshajër, ndërsa kompiuteri iu sekuestrua si provë materiale.

Futbollisti i kombëtares angleze dhe Chelsea, i cili është baba i dy vajzave të vogla, reagoi në një deklaratë në të cilën u distancua nga kushëriri i tij i arrestuar.

“Është për të ardhur turp dhe shpresoj që ai të marrë dënimin që meriton”, deklaroi Lampard për mediat.

Top Channel