Cox-Aniston, miqësia në rrezik

11/03/2012 13:20

Jennifer Aniston dhe Courtney Cox janë mikesha shumë të mira që kur janë njohur në kastin e serialit të famshëm ‘Friends’, por marrëdhënia e tyre duket se tani nuk është më edhe aq e mirë.

Sipas një burimi, miqësia e dy aktoreve është në rrezik pasi Cox ndihet e braktisur nga shoqja e saj që kur Aniston është lidhur me Justin Theroux.

Cox e ka mbajtur pranë Jenniferin kur kjo e fundit u nda nga Brad Pitt, madje e ka ftuar të kalonte pushimet së bashku me familjen e saj disa herë. Por, tani që Courtney e ka provuar vetë divorcin nuk është ndjerë e mbështetur sa duhet nga Jennifer.

“Courtney ndihet shumë e lënë pas dore nga shoqja e saj e ngushtë. Jennifer nuk po gjen më kohë tani që është lidhur me Justin Theroux”, thekson burimi për revistën ‘Grazia’.

Top Channel