Zgjerimi i kryeqytetit, dy kompani ende në garë

09/03/2012 00:00

Juria vlerësoi dy projekte si me te mirat, të cilat do të rifuten
në një tjetër garë mes tyre për të zgjedhur projektin fitues për zgjatimin e
Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.

Janë pikërisht studiot DAR Group Turkey & United Kingdom dhe The Netherlands, Grimshaw Architects, të cilat u vlerësuan njësoj dhe do të jenë në një garë të dytë për fituesin përfundimtar.

Një ditë më parë kryebashkiaku Lulzim Basha prezantoi 7 kompanitë konkurruese, duke njoftuar se fituesi do të shpallej të premten, por mesa duket juria nuk arriti që të zgjidhte kompaninë më të mirë në këto orë.

Studiot kane sjellë dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës, prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth.

Në prezantimin e dy kompanive janë paraqitur propozime për zhvillimin e zonës, nga lumi i Tiranës deri në Paskuqan, perfshire dhe  zhvillimin e Kodrave të Paskuqanit dhe shndërrimin në Park Natyror të Liqenit të Paskuqanit.

Kryebashkiaku Basha tha gjithashtu se juria ka vendosur të japë edhe një çmim të veçantë për inovacionin dhe konceptet e reja në fushën e arkitekturës urbane për trajtimin e sfidave për bulevardin e ri të ndarë mes dy firmave, KCAP dhe ëest 8.

Top Channel