Ronaldo tradhtohet nga Lamborghini i tij

09/03/2012 12:00

Ndonëse një makinë mund të kushtojë 350 mijë euro, kjo nuk siguron që ajo nuk do të prishet kurrë dhe provë për këtë mund të japë më mirë se kushdo Cristiano Ronaldo.

Futbollisti i Realit të Madridit u la në baltë nga Lamborghini i tij “Aventador LP 700”, ndërsa ishte duke ecur në qendër të Madrid.

Fotografë rendën për të kapur imazhet e makinës sportive që futbollisti i dhuroi vetes me rastin e 27-vjetorit duke u ngjitur në një kamion tërheqës.

FOTO GALERI
1/1
Lamborghini i Cristiano Ronaldos terhiqet me kamion

Top Channel