Përkujtimi për poetin Ndoc Gjetja

09/03/2012 15:35

68 vjetori i linjdes së poetit Ndoc Gjetja në qytetin e Lezhës është përkujtuar sot me një aktivitet të veçantë.

Dy vjet më parë ai u nda nga jeta dhe në bibloteken e qytetit të Lezhës është promovuar një libër me krijime të poetit Ndoc Gjetja dhe miqve të tij Rudolf Marku dhe Preç Zogaj.

Në ceremoni kanë marrë pjesë autoritetet lokale si dhe miq e të afërm të poetit, ndërkohë që shkrimtari Rudolf Marku e ka vlerësuar krijimtarinë e poetit që nuk jeton më.

Sipas Preç Zogajt, Gjetja ka bashkuar shkollën poetike edhe duke mos qenë vetë prezent. Të gjithë të pranishmit kanë vijuar diskutimet dhe rikthimin në kujtime ku në qendër ishte poezia dhe krijimtaria e poetit të njohur.

Top Channel