Klum thyen heshtjen pas ndarjes

09/03/2012 00:00

Seal e theu heshtjen për ndarjen nga gruaja e tij Heidi Klum, fill pas
publikimit në media, ndërsa modelja gjermane zgjodhi të heshtte.

Tani Klum ka vendosur të flasë për ngjarjen e dhimbshme të jetës së saj private, duke u rrefyer për revistën “Elle”.Supermodelja 38-vjecare e ka krahasuar ndarjen e saj me një uragan.

“Me duket sikur jam në qendër të një uragani. Goditja të vjen andej nga nuk e pret”, thorë Klum. Ajo pranon se pavarësisht se martesa e saj me Seal dukej si një përrallë, në fakt lidhja e tyre ishte plot më probleme, të cilat ata janë munduar që t’i mbajnë sekret.

“Nuk mund ta ndash me mbarë botën atë çfarë të ndodh në jetë private. Ndan me publikun anën më të bukur. Megjithatë unë nuk dua që të merrem gjithë kohës me këtë ngjarje. Unë dua të eci përpara me jetën time, me familjen time, me biznesin tim. Pavarësisht se janë thënë shumë gjërat për të, për mua, unë nuk do të komentoj asgjë”, tha Klum.

Çifti ka katër fëmijë dhe Klum shprehet fuqishëm se ajo do të jetë gjithnjë në mbrojtje të tyre. “Unë jam një luaneshë, që ka katër këlyshë. Unë jam një nënë dhe do të kujdesem dhe do të mbroj fëmijët e mi. Nuk dua të flas për ta, për babanë e tyre apo për mua”, thotë modelja.

Megjithatë ajo nuk e mohon që ndarja i ka shkaktuar dhimbje të madhe. “Nuk jam një robot dhe nuk jam prej guri.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA